Sekretari i Shoqates se Gastronomeve, Arian Vranica, ka pohuar se ka ende biznese të gastroonmisë që nuk kanë marrë subvencionimin e premtuar nga Ministria e Financave për mbylljen në muajin prill si masë kundër pandemisë COVID-19.Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se afërsisht rreth 35% të bizneseve nuk kanë përfituar sa i perket subvencionimit të pagave të punëtorëve.
Rreth 55% të bizneseve të gastronomisë kanë raportuar që në masën e dt. 28 shtator të vitit të kaluar, nuk kanë përfituar. Masë e cila u shpërnda për kategori të caktuara, pa pas vlerësim adekuat sa i përket performancës së tyre gjatë pandemisë”, shtoi Vranica.
Përfaqësuesi i Gastronomisë kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të ekzekutohet pjesa e mbetur, nëse është nevoja edhe më një vendim të ri.
“Si shoqate sektoriale e gastronomisë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Financave, gjegjësisht Qeverisë së Kosovës, që të shqyrtojë me kujdes përfituesit e kualifikuar nga kjo masë, dhe të ekzekutojë pjesën e mbetur, me një vendim të ri nëse është e nevojshme.
Përndryshe kërkojmë që në këto rrethana shumë sfiduese për sektorin tonë, dhe gjendjen financiare të shtetit tonë për të mbështetur sektorë të caktuar, duhet të prioritizohet hapja e funksionimit të tërë ekonomisë, si masë tashmë e vetme dhe e mundshme me gjendjen epidemiologjike në të cilën po gjindemi”, përfundoi ai.