Koncept-dokumenti për vettingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij viti.
Këtë e bëri të ditur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit sot në Komisionin për Integrimeve Evropiane.
Krahas kësaj, ajo tha se synojnë që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Haxhiu para deputetëve tha se ditëve të ardhshme do të miratohet në ekzekutiv edhe strategjia për sundimin e ligjit.