Boksierja Donjeta Sadiku do të përfaqësojë boksin kosovar në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar ftesën për boksieren Donjeta Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.
Donjeta ditë më parë garoi në turneun kualifikues olimpik evropian, të mbajtur në Paris të Francës, por që u ndalë në raundin e dytë.
Ajo ka dërguar në 11 numrin e sportistëve që do të përfaqësojnë vendin tonë në Tokio 2020.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.