Sot mbahet protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës

 

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të miratohet Ligji për Lotarinë.

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka thënë se protesta do të fillojë nga ora 11:00.

 

 

Në njoftimin për protestë të Lotarisë thuhet se punëtorët s’kanë marrë pagë që një vit dhe se përkundër premtimit të Qeverisë se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, një gjë e tillë s’ka ndodhur.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës”,