Vaksinimi në masë ka filluar edhe në Komunën e Skenderajt, bazuar në planin shtetëror për vaksinim kundër virusit Covid-19.
Për të parë nga afër procesin e vaksinimit, së bashku me drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, edhe kryetari i komunës, Bekim Jashari vizitoi sallën e sportit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”, sallë në të cilën po kryhet ky proces.
Me angazhim të lartë në këtë vend po punon stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në Skenderaj.
Për të gjithë ju qytetarë që nuk janë regjistruar ende për vaksinim, regjistrimin mund ta bëjnë në numrin e telefonit 048 41 42 41 apo edhe në Qendrën e Vaksinimit, në kohën nga ora 08:15 – 19:30, çdo ditë pune.
“Të dashur qytetarë, ky proces është i një rëndësie të veçantë andaj për të mirën tonë të përbashkët duhet të bëhemi pjesë e procesit të vaksinimit.”, shkruan mes të tjerash Jashari.
\RTV-Okarina\