Kryetari Jashari viziton nga afër punimet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Burojë

 

Përmes një postimi në llogarinë “facebook”, Jashari bënë të ditur që sot ka filluar projekti i ndërtimit të  ujësjellësit në fshatin Burojë, projekt ky i cili financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt dhe do të përfundojë deri në vjeshtë.

 

 

Me këtë rast, Jashari në një prononcim për media uroi të gjithë banorët e rrethinës që do furnizohen me ujë të pijshëm dhe që puna të shkojë mbarë, duke cituar që është obligim ta ndertojmë shtetin dhe t’i shërbejmë qytetarëve tanë.

 

\RTV-Okarina\