Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend, derisa janë konfirmuar veç pesë raste të reja nga 1977 testime të kryera.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës, derisa deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 345.
\RTV-Okarina\