Kryetari Jashari kujton 22 vjetorin e Çlirimit të Kosovës

 

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot në këtë ditë hisorike që shënon kurorëzimin e përpjekjeve tona shekullore për Liri, kujton dhe nderon të gjithë dëshmorët e martirët që ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë.

Jashari thekson që sot që të gjithë kujtojmë e nderojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, kujtojmë masakrat mbi popullin tonë të pafajshëm e liridashës shqiptar, sakrificën e invalidëve të UÇK-së e viktimat civile të luftës sonë çlirimtare.

“Përjetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve tjera mike të Kosovës dhe NATO-s për përkrahjen e dhënë në rrugën tonë të çlirimit nga okupatori serb.

 

 

Sot 22 vite pas, është obligim i secilit nga ne që të angazhohemi maksimalisht në jetësimin e amanetit të të rënëve për të pasur një shtet të zhvilluar që siguron mirëqenie e kushte të barabarta në shkollim e punësim.

Të dashur qytetarë, urime 22 vjetori i Çlirimit të Kosovës!

Lavdi të përjetshme të pavdekshmëve të rënë për Liri!”, shkruan ndër të tjera Jashari.

 

\RTV-Okarina\

 

Postimi i plotë: