Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm dje për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë.
Në bazë të raportit 24-orësh të Policisë, kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, 38 me dëme materiale.
Kurse, 2 275 shoferë janë gjobitur për thyerje të rregullave të trafikut.
Në anën tjetër 31 persona janë arrestuar, 23 janë dërguar në mbajtje, dhe 5 në vuajtje të dënimit.