Ministria e Drejtësisë do të ofrojnë mbështetjen juridike dhe financiare për personat që janë të pjesë e proceseve gjyqësore

 

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se do të ofrojnë mbështetjen juridike dhe financiare për personat që janë të pjesë e proceseve gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe aktet përkatëse nënligjore.

Në njoftimin e MD-së thuhet se kjo bëhet në përmbushje të gjitha obligimeve të përcaktuara me Ligjin nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe aktet përkatëse nënligjore.

 

 

“Duke qenë se ligji i cekur më lartë përcakton ofrimin e asistencën për personat e akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara dhe në pajtim me planin e prokurimit të vitit 2021, Ministria e Drejtësisë, tashmë ka nisur procedurat përkatëse për lidhjen e kontratës për postë të shpejtë, në kuadër të të cilave hyjnë edhe dërgimi i pakove për personat të cilën gjenden në Qendrën e Paraburgimit në Hagë”.

“Në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore është autorizuar zyrtari për fillimin e procedurës, si dhe janë siguruar mjetet për kontratë kornizë. Ministria e Drejtësisë këtë çështje do t’ua konfirmojë familjarëve të personave të akuzuar ditën e hënë ku do të njoftohen në detaje në lidhje me përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve ligjore në lidhje me këtë proces”, thuhet në njoftimin e MD-së.

 

\RTV-Okarina\