Këngëtari shqiptar hap “EURO 2020”

 

Mbrëmjen e sotshme starton Kampionati Europian me ndeshjen hapëse Itali-Turqi e cila do të luhet në ‘’Stadio Olimpico’’ të Romës.

Ceremonia hapëse e kompeticionit do të startojë dy orë para me performancën e disa prej artistëve më me zë botëror.

 

 

Por hapësirë në këtë kompeticion do të ketë dhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta. Kënga e Metës e titulluar ‘’Uno’’, është zgjedhur nga gjigandi mediatik “Sky Sport” si këngë e cila do të shoqërojë shikuesit gjatë gjithë kompeticionit.

Ermal Meta është një këngëtar shumë i njohur në Itali, ku kulmin e tij e arriti me fitoren e festivalit të madh ‘’SanRemo’’.