Gruaja italiane zgjohet pas 10 muajsh qëndrimi në koma

 

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas 10 muajsh, raportojnë mediat lokale atje.

Cristina Rosi, 37-vjeçare ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë kur pësoi një sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.

Vajza e saj, Caterina u lind me operacion cezarian të urgjencës, sidoqoftë Rosi u la në komë me dyshime për dëmtime të trurit, shkruan BBC.

 

 

Rosi u transferua në një klinikë në Austri në prill për të marrë kujdes specialistik gjatë shërimit të saj, derisa burri dhe nëna e saj ishin pranë gjatë gjithë kohës.

Trajtimi i saj jashtë vendit është paguar nga një faqe e financimit të fondeve, e cila deri më tani ka mbledhur më shumë se 170 mijë euro për rehabilitimin e mëtejshëm, përfshirë fizioterapinë.

Vajza e çiftit kaloi disa muaj në spital për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes.