Biden do të jetë presidenti i 13-të amerikan që do ta takojë monarken 95-vjeçare

 

Paramendojeni se provoni që të lini përshtypje te dikush që pothuajse është takuar nga të gjithë.

Para kësaj “sfide” është Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili pritet që të takohet me Mbretëreshën Elizabeta II.

Ky takim pritet që të ndodhë në Windsor Castle, pas Samitit të G7, i cili po mbahet në jugperëndim të Anglisë, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Biden do të jetë presidenti i 13 amerikan që do ta takojë monarken 95-vjeçare. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ai paraprakisht e ka takuar mbretëreshën më 1982, kur ai ishte senator.

 

 

Para tij Mbretëreshën Elizabeta e kanë takuar disa nga këta presidentë amerikanë:

Donald Trumop
Barack Obama
George W. Bush
Bill Clinton
George H W Bush
Ronald Reagan
Jimmy Carter
Gerald Ford.

 

\RTV-Okarina\