Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Para deputetëve pritet të raportojë kryeministri, Albin Kurti, mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë.
Rendi i ditës është ky:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Diskutim mbi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut me Serbinë,
- Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruksel më 15 qershor.
\RTV-Okarina\