Sot, Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur liturgji fetare në kishën e papërfunduar në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.
Pas këtij veprimi menjëherë ka reaguar Daut Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky veprim, sipas tij, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë.
Haradinaj, ka kërkuar që Qeveria dhe komuna të reagojnë menjëherë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë.
Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!
\RTV-Okarina\