Petkoviq: Jemi të gatshëm për dialogun, por njohja me Kosovën nuk është temë

 

Beogradi është absolutisht i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, por njohja e ndërsjellë nuk është aspak temë.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës, Petkoviq thotë se “politikanët shqiptarë, me mesazhin kërcënues se rezultati i vetëm i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë e ashtuquajtura njohje reciproke, vërtetuan drejtpërdrejt se ata nuk janë të interesuar për dialog, marrëveshje dhe për një zgjidhje kompromisi”, raporton Tanjug.

 

 

“Në vend që të mashtrojnë pa mend publikun dhe të sabotojnë dialogun në baza ditore, le të pranojnë se nuk janë të interesuar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por në mbrojtjen e konfliktit të ngrirë dhe tensioneve të përditshme në terren, të cilat fatkeqësisht janë një rrezik dhe një alternativë e dialogut, as nuk ndihmojnë në mirëkuptimin dhe marrëveshjen e ndërsjellë, por rrisin tensionet dhe hendekun që ekziston midis popujve në territorin e Kosovës”, thekson ai.

 

\RTV-Okarina\