Si pasojë e pandemisë dhe zgjedhjeve lokale, shtyhet regjistrimi i popullsisë

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullësisë së Kosovës i paraparë për sivjet është shtyrë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha, tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullësisë sipas planit.

Kostoja për këtë regjistrim pritet të jetë mbi 10 milionë euro. Kujtojmë se regjistrimi i fundit të popullësisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011.

 

\RTV-Okarina\