Ambasada e Rusisë në Washington i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë rezolutën 1244 dhe të përmbahen nga politika e armatimit të Kosovës.
“Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i përmbahen në mënyrë rigoroze Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të pezullojë politikën e furnizimit të Prishtinës me pajisje ushtarake dhe armë.
Hapa të tillë dëmtojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje për Kosovën dhe rrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në një postim të kësaj përfaqësie diplomatike në Twitter.
\RTV-Okarina\
🔻
We urge the #US to follow UNSC Resolution 1⃣2⃣4⃣4⃣ and abandon the policy of pumping Pristina up with military equipment and weapons. Such provocative steps undermine efforts for the #Kosovo settlement and raise inter-ethnic and inter-confessional tensions.
🔻 pic.twitter.com/lVd178q0Mf— Russian Embassy in USA 🇷🇺 (@RusEmbUSA) June 8, 2021