Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të shfuqizojë të drejtën e vetos që mbajnë anëtarët e Bashkimit.
E gjithë kjo në mënyrë që BE-ja të mos jetë një “peng” në veprimet e saj, shkruan Euronews.
“Ne nuk mund të jemi më peng i atyre që vënë veton në politikën e jashtme evropiane. Ata që e bëjnë këtë po luajnë, pak a shumë në planin afatgjatë, me kohezionin e Evropës”, tha Maas në një konferencë shtypi në Berlin.
“Prandaj e them hapur: vetoja duhet të zhduket, edhe nëse do të thotë se mund të mbivotohemi,” shpjegoi shefi diplomatik.
Sipas rregullave të BE, vendime të caktuara, të tilla si mbi taksat ose çështjet e politikës së jashtme, kërkojnë unanimitet midis vendeve anëtare.
Ky sistem do të thotë që një vend mund të përdorë veton e tij për të bllokuar, vonuar ose zbutur pozicionet evropiane.
“Meqenëse ne gjithmonë e kemi konsideruar solidaritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm si dy anët e së njëjtës medalje, ne tani, pas krizave të brendshme, duhet të bëjmë përparim të mëtejshëm në aftësinë e Evropës për të vepruar në çështjet e politikës së jashtme,” tha mes tjerash Maas.
\RTV-Okarina\