Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon që në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës e nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188, kurse në total numri i rasteve aktive është 1.074.
\RTV-Okarina\