Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Pas takimit me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi, Konjufca është pritur në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Konjufca në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Konjufca në një konferencë të përbashkët me Ruçin pas takimit tha se Kosova dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta dhe se edhe politika duhet të bëhet e përbashkët.
“Asnjë fjalë nuk mund ta përmbledh kontributin e madh e të çmuar që Shqipëria e ka dhënë në vazhdimësi për shtetin tonë, Kosovën. Ne kemi interesa të përbashkëta meqenëse jemi në komb. Të tillë mendoj se duhet ta kemi edhe politikën”, tha ai.