Bërnabiq i kundërpërgjigjet deputetit Shaip Kamberit: Kushtetuta e Kosovës të mos përmendet në Kuvendin e Serbisë

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i tha deputetit shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi se është gabim t’i referohet Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Serbisë.

Shefja e ekzekutivit serb këtë deklaratë të saj e arsyetoi me fjalët se “ai është anëtar i parlamentit të një vendi siç tha ajo “që e konsideron ‘Kosovën dhe Metohinë’ territorin e saj dhe duhet ta respektojë atë”.

 

 

Bërnabiq këto deklarata i bëri në seancën e Kuvendit në të cilën po diskutohet iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, dhe në përgjigje të deklaratës së mëparshme të Kamberit, i cili tha se neni 1 i Kushtetutës së Serbisë e përcakton Serbinë si një shtet të popullit serb, gjë që është problematike nga aspekti i pakicave. Si shembuj më të mirë ai ka shkëputur pjesë nga “Kushtetuta e Kosovës, e cila thotë në paragrafin 2, neni 1, se Kosova është shtet i qytetarëve të saj”.

 

\RTV-Okarina\