Shaip Kmaberi refuzon ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, akti duhet ndryshuar në terësinë e tij

 

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka deklaruar sot në Parlamentin e Serbisë se ai kundërshton, ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij.

Ai ka përmendur si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton ”Kosovën dhe Metohija si pjesë e Serbisë”.

 

 

 

 

Në fjalimin e tij, gjatë debatit në parlament në agjendën e të cilit është Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës, Kamberi tha se nuk ka dyshim që Kushtetuta duhet të ndryshohet, dhe se ka shumë argumente për ndryshimin e të gjithë Kushtetutës, dhe një nga ato janë se Thuhet se në nenin ”1, Serbia përcaktohet si një shtet i popullit serb”, i cili, sipas mendimit të tij, është problematik nga aspekti i pakicave.

 

\RTV-Okarina\