Haradinaj ngushëllon familjet Ramadani dhe Gjergjaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjet që humbën më të dashurit e tyre gjatë disës së djeshme në dy aksidente trafiku.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.
“Zemrat tona janë me familjet Ramadani dhe Gjergjaj, që humbën të dashurit e tyre në aksidentet e sotme. Tek të gjithë qytetarët e Kosovës apeloj që të shtojnë kujdesin në komunikacion dhe uroj që asnjë familje të mos përjetojë tragjedi të tilla”, ka shkruar Haradinaj.