Në tërë Kosovën janë vaksinuar deri më tani 80 mijë e 126 persona me vaksinat antiCOVID, AstraZeneca dhe Pfizer.
Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Sipas njoftimit, vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 647 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Tutje është bërë e ditur se në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 198.
Përderisa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë gjithsej janë 10 mijë vaksina të aplikuara.
\RTV-Okarina\