1 person i vdekur dhe vetëm 7 raste të reja me Covid në Kosovë

 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.

 

Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711.

Në total numri i rasteve aktive është 11.511.

 

\RTV-Okarina\