Brenda 24-orëve, dy të vdekur në vetaksidente

 

Policia  e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëvge të fundit, dy persona kanë vdekur në dy vetaksidente.

Rasti i parë sipas policisë ka ndodhur në Novobërdë, ku një person deri sa ishte duke e vozitur traktorin e tij, e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Në këtë vetaksident ka vdekur pasagjeri, teksa vozitësi është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

 

 

“Rr. Lokale, Bushincë-Carevc, Novo Bërdë, 03.06.2021-19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurës ka pësuar pasagjeri  mashkull kosovar, vdekjen  e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa i dyshuari është dërguar në  QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Teksa, rasti tjetër ka ndodhur në Kamenicë. Sipas policisë një person derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur për një muri.

Në këtë aksident ka vdekur drejtuesi i automjetit.

 

 

“Fsh. Hadonoc, Kamenicë, 03.06.2021-22:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet  se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge në një muri . Si pasoj lëndime vdekje prurës ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.