Ky është i riu kosovar që u vra në Gjermani

 

Një shqiptar nga Mitrovica është vrarë pas një përplasjeje me armë në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani.

Siç kanë njoftuar mediat, mes drejtuesve të dy makinave, një Porsche Cayenne dhe një Mercedes S500 pati një debat të ashpër ku shoferi i makinës Porsche u përplas dhe më pas u gjet i vdekur.

Në media raportohet se bëhet fjalë për Armin Neziri të riun nga Mitrovica i cili prej vitesh jeton në Gjermani.

 

 

Miq dhe familjarë të Arminit kanë publikuar në rrjete sociale fotografitë e të ndjerit me mesazhe ngushëllimi.

Ndërkohë gazeta gjermane BILD ka raportuar se viktima është 30 vjeç, dhe dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2017.