Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se shteti grek është në favor të liberalizimit të vizave pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë çështje.
Në deklaratën e tij para mediave pas takimit me kryediplomaten kosovare Donika Gërvallën, ai tha se Greqia vazhdon të mbështesë Kosovën edhe në sundimin e ligjit, krimit dhe korrupsionit.
“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim.
Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje. Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai.
\RTV-Okarina\