Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koning ka thënë se shteti i saj është kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Bo de Koning ka treguar arsyet se pse Holanda është kundër liberalizimit të vizave.
“Deri më tani, në Këshill ka përkrahje të pamjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i cili drejtohet nga standardet që duhet t’i përmbushë një vend në mënyrë të qëndrueshme, para se Këshilli të marrë vendim për heqjen e vizave. Kur Komisioni Evropian së fundi raportoi për këtë çështje, shteti i Holandës arriti në përfundim se konkluzionet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelin e lartë nuk ishin mjaft bindëse”, ka thënë Koning për KosovaPress.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës tha nuk ka ndonjë vizitë të planifikuar të këtyre delegacioneve në Kosovë për shkak të formimit të qeverisë së re në Holandë.
Tutje, ajo theksoi se shteti i saj është i gatshëm ta ndihmojë Republikën e Kosovës rreth procesit të liberalizimit të vizave nëse mposhten këto dukuri negaztive.