Raportimet e fundit thonë që lojtarët e selektores së Brazilit po qesin flakë që Kupa e Amerikës është zhvendosur në Brazil.
Siç dihet tashmë ky kompeticion ishte paraparë që të mbahej në Argjentinë mirëpo situata e keqe me COVID-19 në këtë vend, ka bërë që federata jugamerikane e futbollit ta ndërrojë lokacionin se ku do të mbahet kjo garë.
Një gjë e tillë ka shqetësuar brazilianët lidhur me rrezikun e rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus.
Mirëpo, ende nuk është e qartë arsyeja se pse lojtarët e Brazilit janë të palumtur lidhur me këtë vendim.
\RTV-Okarina\