Futbollistët e Kosovës nisen drejtë Austrisë

 

“Dardanët” do të zhvillojnë nesër miqësoren e dytë kundër Maltës.

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot drejt shtetit të Austrisë, ku nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë miqësoren e dytë kundër Maltës, thuhet sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FKK).

 

 

Gjatë pasdites së sotme, “Dardanët” do të zhvillojnë seancat përgatitore në Klagenfurt, ku me leje të trajnerit Challandes, nga grumbullimi janë liruar Vedat Muriqi dhe portieri Samir Ujkani.

Ndërkaq, me skuadrën nuk ka udhëtuar edhe mesfushori Lorik Emini, i cili pësoi një lëndim në fitoren 4:1 kundër Kombëtares së San Marinos.