Komuna e Skenderajt me vetëm 922 familje me asistencë sociale, por kryetari Jashari ka ndarë ndihma për 2000 familje

 

Në bazë te të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Komuna e Mitrovicës vazhdon të mbetet akoma komuna më e varfër në Kosovë.

Duke u bazuar në gjendjen e muajit Mars 2020, numri i familjeve që kanë përfituar nga skemat sociale ishte 2308, ndërsa në Mars 2021 është thelluar ende ky numër me shifra 2438 familje.

Shikuar nga numri i anëtarëve të familjes që përfitojnë nga skemat sociale është 10.083 (mars 2021), ndërsa 9.6 % nga numri i përgjithshëm që përfitojnë nga skemat sociale në nivel vendi janë nga Komuna e Mitrovicës.

 

 

 

Komuna e Vushtrrisë aktualisht ka 1461 familje me social, Skenderaj 922 familje, ndërsa Komuna e Drenasit ka 1188 familje në asistencë sociale.

Edhe pse komuna e Skenderajt është nga komunat me më së paku familje të varfra në rajonin e Mitrovicës (922), i pari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë ndihma për plotë 2000 familje!

 

\RTV-Okarina\