Shfaqet grpi i shpezëve në Kinë, konfirmohet rasti i parë

 

Një 41-vjeçar në Kinë është konfirmuar pozitiv me gripin e shpendëve.  Zyrtarët nuk dhanë detaje se si kinezi u infektua, por lloji H10N3 mendohet se nuk përhapet lehtë nga njerëzit tek njerëzit.

Banori i provincës Jiangsu, i cili u diagnostikua javën e kaluar, tani është shëruar dhe është gati për të dalë nga spitali.

Ka shumë lloje të gripit të shpendëve dhe nuk është e padëgjuar që njerëzit që punojnë me shpendë herë pas here infektohen.

 

 

Gjurmimi i kontakteve nuk gjeti ndonjë rast tjetër të virusit. Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Pekinit (NHC) tha të martën banori i qytetit të Zhenjiang u shtrua në spital në 28 prill dhe u diagnostikua me H10N3 një muaj më vonë.

Komisioni gjithashtu tha që H10N3 nuk kishte gjasa të përhapet me shpejtësi.

 

\RTV-Okarina\