Me një varg aktivitetesh shënohet 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj

 

 

 

Për të shënuar festën e 1 Qershorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, shkolla fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, organizoi një varg aktivitetesh të përgatitura nga mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe nxënësit të cilët me buzëqeshje dhe lumturi e festuan festën e tyre.

 

 

Për të parë nga afër punën kreative të nxënësve dhe mësimdhënësve bashkarisht, për t’i lumturuar dhe për t’i uruar personalisht, në këto aktivitete morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Skenderaj, Bekim Latifi.

 

 

Jashari në një fjalë rasti u ndje tejet i kënaqur, meqenëse nga afër i pa buzëqeshjet e pafundme në fytyrat e fëmijëve me rastin e shënimit të ditës së tyre, dhe uroi 1 Qershorin për të gjithë fëmijët kudo pa dallim.

 

 

E në një prononcim për mediumin RTV-Okarina, drejtorja e shkollës, znj. Hyra Gashi-Tahiraj, u ndje falenderuese dhe e kënaqur ndaj punës kreative dhe të palodhsme të mësimdhënësve të kësaj shkolle, duke i uruar të gjithë fëmijët për ditën e tyre, e njëkohësisht duke përcjellur mesazh që fëmijët duhet mbështetur në çdo ide krijuese, në çdo fushë dhe ambicie sepse ata janë ardhmëria e vendit.

\RTV-Okarina\