Lajçak informon shefat e misioneve të BE-së për takimin e ardhshëm në Bruksel

 

Para se ta përfundojë vizitën e tij dy ditore në Kosovë, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, për t’i informuar për takimin e radhës që pritet të mbahet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Me anë të një publikimi në “Twitter”, Lajçak është shprehur falënderues për përkrahjen e tyre të fuqishme.

“Si praktikë standarde, para se të largohesha nga Kosova i njoftova shefat e misioneve të BE-së për takimin e radhës për dialogun dhe diskutimet që pata në dy ditët e fundit. Mirënjohës për përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Lajçak.

 

 

Diplomati slloven, në një konferencë për media, të mbajtur sot, së bashku me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer, tha se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë është përgatitja e takimit të parë të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai i cilësoi si të dobishme takimet e mbajtura me përfaqësuesit qeveritarë dhe opozitarë në Kosovë gjatë këtyre dy ditëve.