Ministri Sveçla tregon që tani Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.

Sveçla këto komente i bëri pas konfiskimit të rreth 30 kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë, në pikën kufitare Vërmicë.

 

 

“Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar”.

 

\RTV-Okarina\