I sollën medalje Komunës së Skenderajt, Klubi i Notit “Dielli” me fitore të merituar

 

Komuna e Skenderajt jo vetëm në garat sportive të futbollit dhe volejbollit, por tashmë edhe në fushën e notit po sjell suksese të merituara.

Klubi i notit “DIELLI”, i formuar nga msc.Ekrem Mehmeti, klub i cili përfaqëson komunën e Skenderajit, vazhdimisht është duke treguar rezultate të jashtëzakonshme në Federatën e Notit të Kosovës.

Edhe pse një klub i ri dhe në mungesë të kushteve, klubi i notit “Dielli”, i ka sjellur qytetit tonë medalje të arta në grupmoshën e të rinjëve.

 

 

Sukseset e këtij klubi kanë ngjallur interesim tek të rinjët të cilët shprehin dërshiren e tyre për tu bërë pjesë e tij.

Të dielën me datë 30.05.2021, puna dhe vullenti i tyre u shpërblyen me disa medalje dhe vend të parë në garat e organizuara nga Federata e Notit të Kosovës, “Speedo Cop 2021”, ku klubi mori pjesë me tre garues dhe arriti rezultate të jashtëzakonshme.

 

 

 

 

“Sot me 30.05.2021 në garat te organizuar nga F.N. të Kosovë “Speedo Cop 2021” Klubi i Notit “Dielli” merr pjes me 3 garues dhe arrin rezultate jashtëzakonisht të mira Bledion Meha arrin te del i pari (1) në stilin 50m krol tekniken Freestyle po ashtu edhe diciplinen 100m krol Freestyle i pari (1) dhe nè kategorin E del i treti(3) po ashtu Arif Makolli nè diciplinen 50m Freestyle del i treti(3) po ashtu edhe Arbana Imeri del e treta (3) Freestyle 50m me pak fjal punè shumë e perkrahje…”

 

 

Pas sukseve të arritura, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, e komunës së Skernderajt, ka ndarë mirnjohje për sportistët që i sollën medaljet e merituara  qytetit.

\RTV-Okarina\