Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve që do të luajnë në dy ndeshjet kundër Guinesë dhe Gambisë.
Për dallim nga dy miqësoret e para kundër San Marinos dhe Maltës, ku janë përfshirë futbollistët e Kombëtares A, në dy miqësoret e tjera të qershorit të cilat zhvillohen në Antalia të Turqisë, përzgjedhësi Challandes ka ftuar futbollistë që shihen si potencial për ekipin kombëtar.
Ndeshjen e parë në Antalia, Kosova e zhvillon më 8 qershor kundër Guinesë, derisa më 11 qershor ballafaqohet me Gambinë.