Abdixhiku takon Palmerin, e njofton për qëndrimet e LDK-së lidhur me dialogun

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe deputeti Avdullah Hoti është pritur nga zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Abdixhiku e falënderoi Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë. Po ashtu, Abdixhiku e njoftoi Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi”, thuhet në njoftimin për media.

 

 

Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, Palmer e falënderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.