Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të vendoset për interpelancë për faljen e gjobave dhe diskutimin parlamentar për gjendjen ekonomike

 

Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për të vendosur datën e mbajtjes së seancës për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu në këtë mbledhje do të vendoset edhe për debatin parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19.

 

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

2. Pyetjet parlamentare;

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

4. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19”;

 

 

5. Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare;

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020;

7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19;

8. Propozimi i një (1) kandidati.

 

\RTV-Okarina\