Matthew Palmer arrin në Kosovë, pritet nga ambasadori Kosnett

 

 

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit SHBA-së, Matthew Palmer ka arritur  në Kosovë, në një vizitë tre ditore.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar se Palmeri është pritur sot në Kosovë nga ambasadori Philip Kosnett.

 

 

“Ambasadori Kosnett mirëpriti këtë mëngjes zëvendësndihmëssekretarin Matthew Palmer për një vizitë treditore në Kosovë për të diskutuar me zyrtarët e lartë në Kosovë, sfidat, mundësitë dhe çështjet e ngutshme me të cilat përballet Kosova”, thuhet në një postim të Ambasadës në Twitter.