Kadri Veseli sot feston datëlindjen, kaq vite mbush ai

 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot e ka datëlindjen.

Veseli sot i mbush 54 vjet.

Ai ka lindur më 31 maj të vitit 1967, në fshatin Broboniq të komunës së Mitrovicës.

 

 

Ditëlindjen më të veçantë të ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, e bën fakti se bashkë me të sot feston edhe vajza e tij, Rita e cila sot mbush 10 vjet.

Kadri Veseli, aktualisht po mbahet në paraburgim në Gjykatën e Hagës si i akuzuar për krime të luftës.

 

\RTV-Okarina\