Frika ndaj varianteve të reja të Coronavirusit, një qytet i tërë i Vietnamit pritet të testohet

 

Vietnami do të testojë gjithë banorët e qytetit Ho Chi Minh pas frikës për një variant të ri të COVID-19 duke futur edhe masa të reja të distancimit shoqëror.

Vietnami ka pasur sukses relativ në kontrollimin e virusit, por rastet janë rritur gjatë javëve të fundit.

Gjatë fundjavës, zyrtarët paralajmëruan për një variant të ri hibrid “shumë të rrezikshëm” të zbuluar në vend.

Qeveria thotë se varianti i ri kombinon tiparet e varianteve të identifikuara për herë të parë në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është lehtësisht i transmetueshëm nga ajri.

Në përgjithësi, vendi ka regjistruar pak më shumë se 7,000 infeksione dhe 47 vdekje, por kulmi i fundit përbën më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të rasteve.

 

 

Shpërthimi i fundit në Ho Chi Minh City përqendrohet rreth një misioni të krishterë i cili kishte parë të paktën 125 raste pozitive dhe llogarit për shumicën e infeksioneve të qytetit.

Ata që jetojnë në afërsi të grupit tashmë janë testuar dhe janë në bllokim.

Zyrtarët tani planifikojnë të testojnë pjesën tjetër të 13 milionë njerëzve të Ho Chi Minh.

Me një normë testimi prej 100,000 në ditë, përpjekja do t’u duhej autoriteteve më shumë se katër muaj për të përfunduar.

 

\RTV-Okarina\