Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve komunale, analisti, Ehat Miftaraj ka deklaruar se Sami Lushtaku s’mund të garoj për kryetar, pasi i njëjti është “nën llupën” e drejtësisë.
Sipas tij, PDK mundet me ja konfirmu Sami Lushtakut kandidaturën për Skenderaj, por Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ia ndalon.
“… marr per baze faktin se te njëjtit iu ka konfirmu një dënim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020.
Kush është i dënuar ne tre vitet e fundit me vendim te formës se prere, nga dita e mbajtjes se zgjedhjeve ka pengese juridike për te kandiduar qofte ne nivel qendror apo komunal”, ka shkruar ai.
\RTV-Okarina\