Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është pritur në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në këtë takim u bisedua për aktivitetet e OKA-ut, shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit, furnizimi i ushtrisë me prodhime vendore, rritja e kapaciteteve të prodhimit për nevoja të brendshme dhe trajtimit me prioritetet në institucionet vendore e rregullimi i Ligjit të Prokurimit Publik.
Gjatë këtij takimi, OAK theksoi rëndësinë e furnizimit të ushtrisë me prodhime vendore duke përfshirë ushqime dhe veshmbathje, si dhe investimet në rritjen e kapaciteteve aktuale brenda vendit në drejtimet që shihen me interes për prodhim për nevoja të ushtrisë.
Nënkryetari i OKA, Arsim Selmonmusaj, ka nënvizuar edhe nevojën e orientimit që shteti në ofrimin e sigurisë në furnizime nga prodhimet vendore, rritjen e kualitetit dhe ofrimin e çmimeve konkurruese.
Ministri Mehaj, theksoi që si Ministri posedojnë objektiva të qarta, andaj rritja e kualitetit dhe sigurisë është prioritet i këtij digasteri.
Mehaj u shpreh i hapur për të ofruar bashkëpunim të ndërsjellët nga i cili shteti i Kosovës do të fuqizohet.
\RTV-Okarina\