Pandemia e COVID-19 ka dhënë pasoja të rënda në rritjen e fataliteteve në vend në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Totali i jetëve të humbura në vend arriti në një rekord prej 27.6 mijë personash, me një rritje prej 25.8%, ose gati 5.7 mijë persona më shumë.
Por, të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19. Vdekjet e burrave u rritën me 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave.
Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.
Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19.
Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.
\RTV-Okarina\