Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se Kurti është njoftuar për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit dhe për gjendjen epidemiologjike në vend.
“Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren”, thuhet në njoftim.