560 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

 

Në Kosovë ka pasur rënie të numrit të të vdekurve dhe rasteve pozitive me COVID-19 javëve të fundit.

Por krahas kësaj nuk ka ulje të shqiptimit të gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Vetëm brenda 24 orëve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 560 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19 të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

 

 

Ndërkaq, në nenin 24 pika 5 të Ligjit për Pandeminë, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.