Kryesuan listën në garat regjionale të futsallit, Albina Gegaj i bënë dhuratë Komunës së Skenderajt një fitore të merituar

 

Dje janë mbajtur garat regjionale në futsall, në Palestrën “Jeton Terrstena TOTA”, në Vushtrri.

Garat u organizuan nga  Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor Vushtrri.

Ky ishte rezultati i këtyre garave:

VAJZA:

Vendi i parë: Sh.m.u” Ahmet Delia” Skenderaj

Vendi i dytë:Sh.m.u” Andon Z Çajupi” Vushtrri

MESHKUJ:

Vendi i parë: Sh.m.u “ Sh.m.u 1” Vushtrri

Vendi i dytë: Sh.m.u “ Eqrem Çabej” Mitrovicë

 

 

Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor Skenderaj i falenderon të gjitha shkollat pjesëmarrëse, ndërsa shkollat  fituese  i uron dhe iu dëshiron suksese edhe në garat Republikane .

E nuk është hera e parë që Komuna e Skenderajt rreshtohet në krye të listës sa i përket rezultateve në këto gara.

E tëra kjo falë angazhimit dhe punës së përkushtuar të talenteve dhe talentëve të rinjë të kësaj komune.

Edhe këtë radhë, vajzat e talentuara të Sh.m.u. “Ahmet Delia”, në Skenderaj, pas fitores në nivel komunal, kryesuan edhe listën në garat regjionale të futsallit, të cilat e mbyllën ndeshjen me rezultat 2:1 ndaj vajzave të Vushtrrisë.

 

 

Rezultat i arritur falë sportistes më të re dhe të talentuar, Albina Gegaj, e cila shënoi dy herë, duke i bërë dhuratë shkollës dhe komunës që përfaqëson një fitore plotësisht të merituar.

Pas këtij rezultati, vajzat kampione të Skenderajt, sot do ta përfaqësojnë regjionin e Mitrovicës në nivelin republikan, gara të cilat do të mbahen në komunën e Deçanit.

 

\RTV-Okarina\